Finalizohet me sukses operacioni koduar “JERAN” Sekuestrohen 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas. Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Jeran” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: Vilson Çuti, 34 vjeç, banues në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe.

Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 Kodit Penal.

Artikulli paraprakYEE AFAT 24 ORË BASHËS PËR TË VENDOSUR PËR PAKETËN ‘MCALLISTER’ AFATI DERI TË MARTËN NË ORËN 16:00
Artikulli tjetërPROKURORIA E SHKODRËS, DËRGON NË GJYKATA ISH ZYRTARËT