Është celur paraditen e kësaj të marte në ambjentet e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” ekspozita e librit që titullohej “ Pasuri arkivore rreth veprave të shkruara mbi Skenderbeun”.
Koleksioni i këtyre librave që janë pasuri arkivore e dy bibiliotekave të Shkodrës u ndoq me mjaft interes nga nxënësit e shkollave 9 vjecare e të mesme.
Punonjësja e bibliotekës “Marin Barleti” Olimpia Kakarriqi përpara nxënësve bëri një panorame të veprave të Skenderbeut në fondin e librit të rrallë.
Ekspozita e organizuar nga biblioteka “Marin Barleti” dhe biblioteka e Universitetit “Luigj Gurakuqi” pasqyroi punën arkivore të trashëgimisë kulturore dhe kulturës bashkëkohore.
Në këtë aktivitet u ekspozua edhe një mozaik letrar me pjesë të zgjedhura për Skenderbeun.
Kjo ekspozitë e cila vjen në kuadrin e ditës botërore të librit dhe të vitit mbarkombëtar të Skenderbeut do të qëndrojë e hapur deri me datën 27 prill