Sekretet më të mëdha të jetës së këngëtares amerikane Britni Spears do t’i zbulohen publikut në një film.
Premiera do të jetë më 18 shkurt dhe në rolin e protagonistes do të jetë aktorja Natasha Bassett. Filmi titullohet “Britney Ever After”, prodhimi i kanalit televiziv amerikan “Lifetime”, ka sjellë një film që ka dashur t’i japë një fund të lumtur jetës se këngëtares së njohur. Gërmime dhe kërkime të gjata për të nxjerrë në dritë edhe sekretet më intime të këngëtares. Filmi në fakt nuk fsheh asgjë, as momentet më emocionuese të yllit të Pop-it e as ditët më të errëta, që e arritën kulmin në vitin 2007 me shtrimin e detyruar në spital pasi kishte prere flokët e shkurtra, pasi kërcënoi paparacët me një çadër dhe humbi gjithashtu kujdestarinë e dy fëmijëve. Në film do të gjejmë edhe ishin e saj të famshëm Justin Timberlake e pjesë nga historia e tyre e dashurisë. “Britney Ever After” do të transmetohet ekskluzivisht në Lifetime më 18 shkurt edhe pse vetë 35-vjeçarja nuk e ka dhënë aprovimin e saj për këtë projekt.