ARRESTOHET BABAI I NJË FËMIJE TË SËMURË DHE QË JETON ME OKSIGJEN. As jeta e një fëmije nuk ka më vlerë se energjia elektrike. Ky është Eglisoni, djali 7 vjeçar që mban frymën falë pompës së oksigjenit.
Mbrëmjen e se enjtes, babai i tij Naim Dyli u arrestua në Gurin e Zi sepse rilidhi matësin për tu furnizuar me energji elektrike për t’i shpëtuar jetën të birit. Nëna e Eglisonit, Eduarda tregon se për OSHEE as jeta e një fëmije nuk u mor parasysh…. Histori të tilla të arrestimeve për energjinë elektrike janë të shumta por që jeta e një fëmije të zhvlerësohet, nuk ishte dëgjuar më parë. Gjithçka mbet në duart e gjykatës nëse vendos ta lirojë apo jo babain e Eglisonit.
[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/W6OPNN9NNXE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]