Jeta e tenorit legjendar Luciano Pavarotti do të shfaqet përmes një dokumentari, i cili pritet të dalë shumë shpejt në kinematë botërore.
Nën regjinë e fituesit të çmimit Oskar, Ron Howard, Pavarotti do të vijë për publikun e gjerë përtej identitetit të tij muzikor.
Krahas rrëfimit përpara se të bëhej ikonë dhe të thyente me albumet e tij rekorde me mbi 100 milionë shitje, dokumentari “Pavarotti” do të përfshijë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe histori të patreguara më parë.
Kujtojmë se Ron Haward është regjisor i filmave “Mendja e Bukur”, “Kodi i Da Vinçit”, “Han Solo”, etj.