Pas humbjeve pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Rusia e ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të saj në lindje, në rajonin e diskutueshëm të Donbasit.
Forcat ukrainase dhe ruse po përgatiten tashmë për atë që mund të jetë një betejë vendimtare.
Por tani për tani për banorët e Sievierodonetsk duhet të përballen me barrën e rëndë që iu ka lënë lufta, siç janë mungesa e ushqimit, apo dhe shkatërrimi i infrastrukturës. Këto fotografi të realizuara të shtunën nga BBC tregojnë shkallën e disa dëmeve.