Telat elektrikë në lagjen “Tre Heronjtë” janë kthyer në minë me sahat për dhjetëra familje që jetojnë aty.
Amortizimi i tyre si shkak i mosndërhyrjes prej vitesh është i dukshëm,dhe sic shikohet përmes pamjeve këto tela janë më pak se tre metra në lartësi nga toka . Në këtë zonë ka probleme me energjinë elektrike në raste të shpeshta.
Banorët jetojnë mes frikës se mos shtëpitë e tyre digjen apo nëse ndonjëri rrezikon jetën e tij kjo sepse disa vite më parë një banor i zonës rreth 50 vjec humbi jetën teksa ranë ne kontakt me energjinë.
Edhe fëmijët të cilët luajnë aty cdo ditë janë të rrezikuar pasi shkëputja e një teli do të shkaktonte tragjedit të ngjashme.Gjon Nika është një banor i zonës.
Ai thotë se është vënë në dijeni OSHEE madje janë bërë disa herë kërkesa dhe askush nuk ka marrë asnjë masë
Jeta e këtyre banorëve është në rrezik dhe kërkojnë që të merren masa të menjëhershme që OSHEE të riparojë linjën elektrike para se të ndodhë ndonjë tragjedi e mundshme.
Kjo situatë është e papranueshme dhe ndërhyrja duhet të jetë sa më e shpejtë.