Tre fëmijë janë gjetur duke jetuar në mjerim mes 245 kafshëve në një shtëpi në Edgewater. Thuhet se kishin pesë vite që jetonin në atë gjendje.
Pas një kontrolli, oficerët e policisë gjetën qen, mace, kavje, lepuj dhe disa lloje zvarranikësh, përfshirë 60 minj, të cilët qëndronin të lirë nëpër shtëpi.
Personat që fshihen pas kësaj historie janë Melissa Hamilton, 49 vjeçe; Gregg Nelson, 57 vjeç dhe Susan Nelson, 43 vjeçe, të cilët akuzohen për abuzim ndaj fëmijëve dhe kafshëve.
Sipas dëshmitarëve, Gregg Nelson po i jepte fund lidhjes me gruan e tij Susan dhe të jetonte me të dashurën Hamilton. Ai donte të merrte tre vajzat me vete, por gruaja nuk e lejonte.
Vajzat e moshës 7, 9 dhe 10 vjeçe u larguan nga shtëpia me tre dhoma, dy banjo dhe të qëndronin me një anëtar familje, sipas policisë.