Një pjesë jete ende e panjohur edhe aq shumë e dom Ndre Mjedës ka ardhur në një libër të botuar së fundmi. Libri Ndre Mjeda dhe Jezuitët e tjerë të Provincës së Venecies në Krakov me autor Stanislav Cislak erdhi i përkthyer nga Leonard Zissi.

Ky libër u promovua në muzeun që mban emrin e Ndre Mjedës në Kukël të bashkisë Vau Dejës gjatë aktivitetit të përvitshëm “Ditët e Mjedës”

Dom Nikë Ukgjini famullitar në Kukël shprehet se libri Ndre Mjeda dhe Jezuitët e tjerë të Provincës së Venecies në Krakov është një vlerë e shtuar për jetën e poetit dhe meshtarit të njohur.

Gjatë konferencës të mbajtur në muzeun “Ndre Mjede” referuan professor dhe akademik të gjuhësisë dhe letërsisë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” por jo vetëm.

 

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI: 29 NËNTORI DITË E ZEZË PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërVOLEJ MESHKUJ, VLLAZNIA E PATHYESHME