Kjo është Manushaqe Zefi. 53 vjeçarja jeton në kushte të mjerueshme së bashku me 3 fëmijët e saj të vegjël në një shtëpi afër shkollës pyjore në Shkodër. Manushaqja tregon se e ka shumë të vështirë të jetojë në kushte të tilla, veçanërisht gjatë stinës së dimrit ku i ftohti dhe reshjet e shiut depërtojnë kudo në dhomat e baneses në të cilën jeton prej 20 vitesh.

Si shkak i lagështirës dhe mykut që krijohet në shtëpi, 53 vjeçarja tregon se fëmijët e saj sëmuren shumë shpesh.

Nëna e 3 fëmijëve thotë se jeton vetëm me ato pak të ardhura që arrin të sigurojë nga shitja e kanaçeve.

Manushaqja i bën apel institucioneve përgjegjëse ta ndihmojnë për të rikonstruktuar banesën e saj.

Pavarësisht kërkesave për ta ndihmuar ndër vite, familja Zefi rrezikon të presë edhe këtë dimër në një banesë që nuk plotëson as kushtet më minimale për jetesë.

Artikulli paraprakMAKINA INTELIGJENTE NË QYTETIN E LEZHËS
Artikulli tjetërTRAJNER I RI, VLLAZNI E “VJETËR”