Jetmir Kuçi është boksieri shkodranë ku pavarësisht viteve të shumta ku ai ka ushtruar pasionin e tij për boksin erdhi sërish në vëmendjen e të gjithëve më pjesëmarrjen e tij në eventin e zhvilluar javën që shkoi në “Nata e Boksit”.

Kuçi në karrierën e tij sportive është shpallur disa herë kampion por gjithësesi ai synon që të vazhdojë rrugëtimin në boks pasi sipas tij mosha është thjeshtë një numër dhe se i pëlqejnë sfidat. Sa i përket angazhimit të tij në aktivitete të tjera në boks Jetmir Kuçi shprehet se do vahzdojë sërish ku në muajin prill në Itali do të zhvillojë të tjerë ndeshje apo sfida siç ai i quan. Boksieri 40 vjeçarë ndër vite ka zhvilluar një karrierë të gjatë si brenda dhe jasht trojeve shqiptare por synimi i tij kryesorë është që këtë pasion ta vazhdojë për shumë gjatë.

Ndërkohë intervistën e tijë të plotë do të keni mundësi ta ndiqni në emisionin Sport Plus.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NGJITET NJË VEND MË LART NË FIFA
Artikulli tjetërBESËLIDHJA ANKESË PËR VLLAZNIA B