Jetonin bashkë në një shtëpi, përleshen me njëri-tjetrin dy të rinj
Dy të rinj nga Durrësi që banojnë në të njëjtën banesë, janë rrahur e përleshur me njëri-tjetrin. Është dashur prania e uniformave blu për t’i ndarë dy të rinjtë të moshës 20 e 28 vjeç, të cilët më pas kanë përfunduar në pranga. Policia thotë se ata kanë përdorur edhe sende të forta, duke goditur njëri-tjetrin. “Më datë 27.07.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit H.G. dhe E.G., vjeç 20 e 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesën e përbashkët, në gjendje të dehur, kanë goditur me sende të forta njeri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e policisë.