Nuk ka sanksione ndaj Bolonjës për mosluajtjen e ndeshjes kundër Interit më 6 janar. Për këtë ndeshje të serisë A do të caktohet një datë tjetër.

Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv, Gerardo Mastrandrea, i cili në vend të kësaj shtyu – deri më 31 janar – vendimin për mosdiskutimin e tre ndeshjeve të tjera në ditën e parë të kthimit, Atalanta-Torino, Salernitana-Venecia dhe Fiorentina-Udinese.

Përsa i përket Bologna-Inter, gjyqtari sportiv vendosi të mos ua caktojë fitoren e zikaltërve në tavolinë, por ta shtyjë ndeshjen për një datë të mëvonshme. Kujtojmë se ASL e Boognes (Instituti i Shendetit Publik) futi para ndeshjes së 6 janarit te gjithe skuadren e Bolognes ne karantine duke thyer keshtu rregulloren e vendosur nga qeveria.

Artikulli paraprak“DO TË KEMI TEMPERATURA TË ULËTA QË DO TË KRIJOJNË PROBLEME”, BALLUKU THIRRJE QYTETARËVE: MOS SHPËRDORONI ENERGJINË
Artikulli tjetërABAZOVIÇ PËRPLASET ME PROTESTUESIT: OFROJ TRI ZGJIDHJE PËR T’I DHËNË FUND KRIZËS POLITIKE NË MAL TË ZI