Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe ndryshe nga herët e tjera, nuk do të fillojë me debate, përplasje e bllokim foltoreje nga deputetët e opozitës.

Në nisje të seancës së sotme, deputetët do të dhurojnë gjak, duke ju bashkuar nismës së Ministrisë së Shëndetësisë në ndihmë të fëmijëve talasemikë, nën moton: Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

Ndërsa, më pas deputetët e opozitës pritet të vijojnë me të njëjtën strategji si në seancat e mëparshme, me bllokim foltoreje dhe transmetim të fjalimeve live në ‘Facebook’.

Artikulli paraprakRROGOZHINË, PO KALONTE NË SHINAT E TRENIT, SHTYPET PËR VDEKJE I MOSHUARI
Artikulli tjetërZJARRI I MADH PËRFSHIN HOTELIN LUKSOZ, SHPËTON KËNGËTARI I FAMSHËM