‘Jo fishekzjarre por bomba!’ ISIS thirrje xhihadistëve të sulmojnë Europën gjatë Vitit të Ri
Një grup Islamik, i cili njihet si “krahu i djathtë” i Shtetit Islamik, u bëri thirrje xhihadistëve të organizojnë sulme në mbarë Evropën gjatë festave të Vitit të Ri, njoftoi qendra amerikane që monitoron faqet islamike në internet. “Manifestimet festive, klubet, panairet, teatrot, kinematë, qendrat tregtare, madje edhe spitalet, janë shënjestra ideale për sulme”, theksohet në videon e publikuar në internet nga grupi “Nashir Media Fandejshn”, e cila duket se jep porositë për të sulmuar Evropën. Ata shprehen me tej gjatë videos, se gjatë pritjes së këtij Vitit të Ri “fishekzjarret do të zëvendësohen me eksplozive dhe bomba”. Grupi në të njëjtën kohë, u bën apel të gjithë myslimanëve “të qëndrojnë më larg manifestimeve e festave krishtere. Paralajmerimi vjen në një kohë kur vendet evropiane përforcuan masat e sigurisë, pas sulmit të tregut të krishtlindjeve në Berlin të hënën e kaluar, i marrë përsipër nga ISIS-i