Nuk do të jetë më festë zyrtare 19 tetori, dita e Lumturimit të Nënë Terezës, por do të jetë 5 shtatori, Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës. Komisioni i Ligjeve miratoi propozimin e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë deputetja e PD-së, Dhurata Çupi kërkoi të ishin dy festa zyrtare: “Pse të mos jenë të dyja festa zyrtare?” Fjala e deputetes u shoqërua me të qeshura në mbledhjen e komisionit të ligjeve.

Festat zyrtare janë zyrtarisht ditë pushimi. Kur ditët e festave zyrtare bien ditën e shtunë ose të diel, ditë pushimi do të jenë ditët pasardhëse të punës.

Artikulli paraprakZAMIR LEKA NË KRYE TË HIPOTEKËS SHKODËR
Artikulli tjetërBASHA: RAMA PROPOZOI LIGJ PËR TË MBROJTUR PESHQIT E MËDHENJ