Kryeprokurorja Arta Marku miraton strukturën e re te Prokurorisë së Përgjithshme. Mbrëmë në prokurori është zhvilluar një mbledhje orët e vona dhe është finalizuar me vendimin për miratimin e strukturës së re. Mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet. Kjo pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe.
Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut.