LIQENI I SHKODRËS, NUK KA MË NEVOJË PËR FUSHATA, POR NDËRHYRJE

Vetem disa dite me pare, nje grup te rinjsh, ne kuader ten je projekti pjese e se ciles eshte edhe bashkia e shkodres iu drejtuan pikes turistike te Shirokes, nje prej perlave te natyres, qe zoti I fali shkodres, por qe njeriu, prej vitesh po e shkaterron. Miliona euro investime, perllogariten qe nga viti 1991, me donacione pafund te cilat mund te kishin kthyer kete zone te Shkodres, ne nje nga pamjet me te preferuara te turisteve, por sot shiroka eshte serish ne meshire te fatit. Duke marrë në konsideratë aspektet mjedisore, që shqetësojnë këtë rajon, padyshim që kërkohet nga autoritetet përkatëse hartimi i një strategjie të re dhe specifike për trajtimin me efikasitet të këtij potenciali të vyer të natyrës, ruajtjes, sigurimit dhe qëndrueshmërisë së tij për brezat pasardhës. Së pari, duhet mbështetur institucionalisht nga pushteti qendror dhe legjislacioni në fuqi për dhënien e statusit të zonave të mbrojtura atyre, që kanë biodiversitet dhe vlera të larta ekologjike. Së dyti, të sigurohen të gjitha rrugët për mbrojtjen e këtyre vlerave në zonat e dëmtuara përmes projekteve dhe programeve të veçanta nga institucionet përkatëse që mbulojnë sektorin e mjedisit. Së treti, duhet ndërhyrje e gjithanshme në përmirësimin urban dhe infrastrukturë. Së katërti, kërkohet nxitja e mëtejshme dhe e vazhdueshme e elementit shoqëror dhe atij shkencor etj. Si përfundim duhet hartuar një strategji e re, ku të përcaktohen qartë objektivat për të ardhmen e Liqenit të Shkodrës.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/-1_dZMy5aBg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVELIPOJA E MBYLL SEZONIT “PA ROJE”
Artikulli tjetërSHKOLLAT GATI, LIBRA S’KA