Ekspertja Valesa Esch shpjegon pёr DW vendimin e samitit tё BE-sё mbi negociatat me Shqipёrinё dhe Maqedoninё e Veriut. Sipas saj, ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit.
DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё. Samiti i BE-sё nuk solli lajm pozitiv, pra njё datё pёr fillimin e bisedimeve tё anёtarёsimit, gjё qё ngjalli zhgёnjim dhe humbje shprese. A pritej njё vendim i tillё?
Valeska Esch: Unё besoj qё kishte drojё pёr njё rezultat tё tillё, por unё shpresoja deri nё fund, qё kryetarёt e qeverive dhe tё shteteve do tё mund tё binin dakord tё paktёn tё hapnin bisedimet me Maqedoninё e Veriut. Qё pёr Shqipёrinё konsensusi do tё ishte mё i vёshtirё, kjo dukej qysh nё fillim.
I gjithё procesi i anёtarёsimit bazohet nё parimin e kondicionimit dhe qeveria e Maqedonisё sё Veriut i pati pёrmbushur tё gjitha kushtet pёr hapjen e negociatave. Madje qeveria ia doli qё tё gjejё edhe njё kompromis pёr emrin me Greqinё, e cila pёr vite me radhё pengonte avancimin e procesit tё integrimit nё BE.
E njёjta gjё vlen edhe pёr Shqipёrinё, e cila realizoi njё reformё tё vёshtirё nё sistemin e drejtёsisё e po ashtu po bёn pёrparime tё mёdha. Tani varet nga BE-ja, qё t’i vlerёsojё kёto pёrparime dhe tё hedhё hapin tjetёr, duke i hapur negociatat.
Gazeta austriake “Standard” bёn njё krahasim tё tillё: „Eshtё ngjashёm sikur tё pёrjashtohet nga shkolla nxёnёsi mё i mirё i klasёs”. Nё Shkup janё tё bindur qё u bёnё tё gjitha pёrpjekjet e mundshme pёr tё marrё njё datё konkrete.
Emri i vendit u ndryshua nё interes tё integrimit nё BE. Presidenti Macron flet tani pёr nevojёn e njё metodologjie tё re tё procesit tё zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohё. Si e shpjegoni ju kёto deklarime tё tij, ҁfarё qёndron pas kёsaj?
Unё jam dakord me presidentin Macron pёrsa i pёrket rёndёsisё sё reformimit tё procesit dhe konceptimit tё tij nё mёnyrё mё efikase. Çdo reformё e procesit, qё forcon bisedimet e anёtarёsimit dhe nё radhё tё parё reformat nё vendet pёrkatёse, ёshtё jo vetёm nё interesin e BE-sё, por edhe tё vetё vendeve tё Ballkanit Perёndimor.
Por unё mendoj qё metodologjia e re e njё procesi zgjerimi nuk ёshtё nё kundёrshtim me hapjen e negociatave tё anёtarёsimit. Me Serbinё dhe Malin e Zi kemi ndёrkohё dy vende nё fazёn e negociatave me BE-nё dhe ҁdo reformё e procesit duhet tё vlejё edhe pёr kёto dy vende. Vazhdimisht ka pasur reforma gjatё proceseve nё vijim dhe nuk duhet humbur edhe mё tej kohё pёr t’i vazhduar pёrpjekjet e reformave nё vendet e rajonit nё kuadёr tё bisedimeve tё antarёsimit.
Çfarё pasojash mund tё ketё shtyrja e bisedimeve tё BE-sё me Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё pёr pjesёn tjetёr tё vendeve tё Ballkanit?
Unё besoj, qё shtyrja do t’i forcojё skeptikёt nё rajon, tё cilёt mendojnё, se BE-ja nuk ka mё interes nё integrimin e vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Vendimi, sipas meje, e dobёson parimin e kondicionimit, prej nga bazohet procesi.
Me mungesёn e aftёsisё pёr njё vendim tё pёrbashkёt pozitiv, BE-ja e ka dёmtuar kredibilitetin e saj nё rajon duke i zhgёnjyer njerёzit. Njёkohёsisht ёshtё e qartё, se ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit. Edhe kjo u theksua nё samit.
Deutschland Aspen Institut – Valeska Esch (privat)Valeska Esch
A mund tё thuhet, se samiti sa i pёrket ҁёshtjes sё zgjerimit ishte njё dёshtim pёr kancelaren gjermane Merkel dhe fitore pёr presidentin francez Macron?
Unё nuk mendoj, qё nё njё samit tё tillё bёhet fjalё pёr fitore apo humbje tё politikanёve tё veҁantё. Qeveria gjermane e ka bёrё tё qartё, se e mbёshtet hapjen e bisedimeve tё anёtarёsimit si me Maqedoninё e Veriut edhe me Shqipёrinё dhe Gjermania ka investuar shumё nё rajon.
Kancelarja gjithmonё ka theksuar, se njё integrim i Ballkanit Perёndimor nё BE nuk ёshtё vetёm nё interesin e kёtyre vendeve, por veҁanёrisht edhe nё interesin e vet BE-sё. Qё nuk u arrit njё vendim i pёrbashkёt, ёshtё pёr tё tё ardhur keq, por kjo nuk duhet tё jetё arsye pёr t’u dorёzuar. Kancelarja dhe presidenti Macron vazhdojnё tё jenё tё njё mendimi, se e ardhmja e vendeve tё Ballkanit Perёndimor ёshtё nё BE.
Mospёrputhje ka vetёm pёr ҁёshtjen, nёse duhet tё hapen bisedimet para apo pas reformimit tё procesit. Tani varet nga Franca qё tё ofrojё propozime konkrete dhe bashkё me partnerёt europianё tё gjejё zgjidhje, pёr ta vazhduar sa mё shpejt tё jetё e mundur procesin e integrimit.
A mos vallё ekuilibrat nё BE po zhvendosen?
Sfida mё e madhe nё aspektin e hapjes sё negociatave tё anёtarёsimit, ashtu si edhe pёr shumё vendime tё tjera, qё merren nё nivelin e BE-sё, ёshtё parimi i unanimitetit. Nuk ka nevojё pёr zhvendosje ekuilibrash pёr tё penguar vendime tё tilla, sepse mjafton vetёm njё vend qё ёshtё kundёr vendimit pёr ta penguar atё.
Kohёt e fundit vazhdimisht kemi parё, se sa i vёshtirё ёshtё bёrё unanimiteti nё kёshill pёr ҁёshtje tё ndryshme. Ndaj njё numёr mё i vogёl vendimesh, qё duhen marrё nё unanimitet, do ta lehtёsonte nё pёrgjithёsi procesin e vendimmarrjes dhe do tё rriste funksionalitetin e BE-sё.
Valeska Esch, ёshtё drejtore e Programit pёr Europёn pranё Institutit Aspen nё Gjermani./