Nën slloganin “jo prangave”, mjeket e spitalit rajonal të Shkodrës kanë vijuar sërish protestën e tyre drejtuar organeve te drejtësisë.
Një protestë që lidhet me dinjitetin dhe figurën e mjekut, ndërkohe qe ky reagim vjen edhe pas arrestimit të shefit të kardiologjisë në Shkodër Edi Smajli. Nga njera ane mjeket protestojnë, ndërkohe që në krahun tjetër për këtë sjellje, paciente te shume presin te marrin sherbimin e munguar nga kjo proteste e cila ka ne thelb mbrojtjen e te drejtave dhe figurës së mjekut. Sipas tyre vendimi eshte absurd dhe i paprecedent teksa theksojne se ato do pershkallezojne protestat .