Tarifa e ujit të pijshem në Lezhë nuk do të ndryshojë.Këshilli Bashkiak rrëzoi me shumice votash propozimin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime diktuar nga Enti Rregullator i Ujit, i cili kërkonte rritjen e tarifes.Kunder kësaj kërkese ishte dhe Kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili tha se Ujësjellësi i Lezhës është më kontabli në Shqipëri dhe ky ndryshim kërkohet për të mbushur arkat e kësaj ndermarrjeje për shkak te problemeve që ka me mbledhjen e të ardhurave në Kurbin e Mirditë, ndërsa në të njëjten linje ishte dhe nënkryetari i këshillit Bashkiak Agostin Marku.
Kërkesa e SH.A. Ujesjelles Kanalizime Qarku Lezhë ka ardhur pas vlersimit të situates, duke parashtuar se kostot janë me të larta se çmimi i ujit të faturuar, por kishte pranuar se në Mirdite e Kurbin vjelja e faturave ishte në nivele te ulta.Ndërkohë falë ndërtimit të ujësjellësit të ri në vitin 2015 qyteti i Lezhës furnizohet pa ndërprerje me uje të pijshem, por problem mbetet situata në disa fshatra ku ujësjellësat janë të amortizuar apo dhe mungojnë fare.