Tek Anglia emri i parë që bie në sy është Harry Kane. Jo vetëm kapiten, jo sepse është i dyti që kushton më shumë në botë aktualisht, por edhe për faktorë të tjerë.

Duke nisur nga 4 golat që ka realizuar deri më tani, rritjen nga ndeshja e parë tek e fundit, për ta mbyllur me pjesën mbrojtëse, 6 topa delikatë në zonë ose afër saj të rikuperuar, kapiteni ëshyë lider.

Anglia ka pësuar vetëm 1 gol deri më tani dhe natyrisht ka mbrojtjen më të mirë. Ëalker, Maguire dhe Stones janë muri i Tre Luanëve. Në të majtë është Luke Shaë, autor i tre asisteve. Akush nuk e ka bërë këtë Evropian si ai.

Për të vijuar me Philips në mesfushë. I treti në Euro 2020 për km që ka përshkuar, plot 67.3 km, edhe pse është zëvendësuar. Për të vijuar me Sterling. Jo vetëm 3 golat dhe një assist, por 18 driblimet nga 32 tentativa, e bëjnë më të suksesshmin e Evropianit në këtë aspekt.

Për ta mbyllur me tre xhevahirët e stolit, Foden, Sancho dhe Grealish, që sa herë kanë hyrë në fushë, kanë bërë gjëra të mira.

Artikulli paraprakU SHFAQ VETËM PËR PAK KOHË, ISHULLI MISTERIOZ NË ZEMËR TË MESDHEUT QË SHKAKTOI MOSMARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK/ SHKELËN KUFIZIMIN E LËVIZJES, POLICIA GJOBIT 56 DREJTUES KAMIONËSH