Sekretari amerikan, John Kerry, do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.
Lajmi bëhet me dije nga Departamenti i Shtetit. Kerry do të takojë drejtuesit kryesorë të shtetit. Në njoftim thuhet se Kerry do të diskutojë për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe bashkëpunimin euroatlantik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.