Ai tha se belgët u solidarizuan me Shtetet e Bashkuara dhe se në këtë moment Uashingtoni po tenton të bëjë të njëjtën gjë.

Vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste që tronditën Brukselin, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Belgjikës, Charlei Michel, me të cilin ka diskutuar rreth tragjedisë që tronditi për herë të dytë Europën, brenda harkut kohor të gjashmë muajve. Përfaqësuesi i Uashingtonit deklaroi se aleatët perëndimorë nuk do të frikësohen përballë kërcënimit terrorist, teksa theksoi se kundërpërgjigjia ndaj dhunës dhe ekstremizmit do të jetë më e fuqishme se më parë. “Ne nuk do të friksohemi dhe as nuk do të tërhiqemi. Do të rikthehemi me një zgjidhje dhe më të fortë se më parë. Nuk do të ndalojmë deri sa t’i kemi eleminuar qëndrimet tuaja nga faqja e dheut” ishin fjalët e Sekretarit Kerry. Më tej Kerry falenderoi Belgjikën për ndihmën e ofrtuar pas tragjedisë së 11 shtatorit.  Në fund ai citoi edhe frazën e përdorur pas sulmeve të Parisist duke thënë “Je suis bruxellois”, në shenjë solidariteti për viktimat që humbën jetën disa ditë më parë. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe kryeministri belg, Charles Michel, i cili ndër të tjera theksoi se autoritetet ndërkombëtare kanë më shumë nevojë se kurrë që të jenë të bashkuar në këtë betejë të ashpër kundër terrorizmit. Ai tha se koperimi mund të rrisë efiçencën. Në mbyllje Michel theksoi se Belgjika do të vijojë të luajë një rol pozitiv krahas fuqive ndërkombëtare për betejën kundër dhunës dhe radikalizmit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakE PREMTJA E MADHE, PROCESIONI I MARTIREVE NË RRUGËT E SHKODRËS
Artikulli tjetërSULM VETËVRASES NË IRAK, TË PAKTËN 65 TË VDEKUR