Boris Johnson është kryeministri i ri i Britanisë së Madhe. Një urim për të ka ardhur nga presidenti Ilir Meta. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit është shprehur i gatshëm për forcim të marrëdhënieve mes dy shteteve edhe me kryeministrin e ri të sapozgjedhur të Britanisë.

“Urime dhe shumë suksese Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakRAMA E LA PA POST NË PS, JA REAGIMI I DITMIR BUSHATIT
Artikulli tjetërARTISTËT ME NË KRYE BASHËN HAPIN DERËN, HYJNË BRENDA TEATRIT KOMBËTAR