Lufta në Siri, Johnson: Rusia fajtore për zgjatjen e konfliktit

Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia është fajtore për zgjatjen e luftës në Siri. Ish-kreu i Bashkisë së Londrës ka shkuar edhe më tej, duke hedhur idenë se Rusia mund të ketë kryer krime lufte me sulmin në karvanin e ndihmave. Rusia ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e autoriteteve amerikane se kanë qenë avionët e saj luftarakë që kanë kryer sulmin, i cili vrau 20 civilë të pafajshëm. Rusia është fajtore për zgjatjen e luftës në Siri dhe mund të ketë kryer krime lufte, duke goditur karvanin e ndihmave të destinuara për në zonat e izoluara të vendit. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, gjatë një interviste me Andrew Marr në rrjetin BBC. Johnson: Ata janë fajtorët që kjo luftë po zgjat kaq shumë, duke e bërë atë edhe më të tmerrshme. Kur bëhet fjalë për bombardimet e kamionëve të ndihmave në Aleppo, ne duhet të verifikojmë nëse kjo bëhet me koshiencë, pra në dijeni që ata janë civilë të pafajshëm, gjë e cila do të përbënte krim lufte. Një auotokolonë me 31 kamionë u sulmua natën e të hënës, duke lënë të vdekur 20 civilë. Autoritetet amerikanë besojnë se sulmi është kryer nga avionët luftarakë rusë, por Moska ka mohuar një gjë të tillë. Johnson u pyet edhe për afatin kohor të proçesit formal për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, Britania ka shumë punë për të bërë para se të nisë proçedurën formale të divorcit me Bashkimin Europian, por në momentin e nisjes, tha ai, vendi nuk do të lejojë zvarritjen e proçesit

Artikulli paraprakBERISHA RREFEN PER NANON, BASHEN DHE PS-NE E RAMES
Artikulli tjetërPRANIMET NE UNIVERSITETE,RAMA:19.500 KUOTA TE LIRA PER RAUNDIN E DYTE