Ditën e verës që festohet në të gjith Shqipërinë këtë vit do të jetë mjaft e veçantë, pas këngëtari Jon Bon Jovi do të performojë në stadiumin “Qemal Stafa”.

Në një event i krijuar në Face Book , dhjetra shqiptar ndajnë entuziazmin, ndonëse shprehen se “është tepër e bukur për të qënë e vërtetë”. Dita e verës do të sjellë legjendat si “It’s my life”,”Always” apo “You give love a bad name”. Siç e do tradita artistët më të mirë vijnë për të festuar në shqipëri ditën e verës. Këtë vit para shëmbjes së stadiumit do të performojë ikona e muzikës rock. Le të jetë kjo natë një festë muzike , si dhe një kujtim i bukur për vitet që na shoqëruan në këtë stadium : shkruhet në ngjarjen e krijuar në Face Book. Kompania e eventeve shkruan se të dhënat e më tejshme se ku mund ti gjenden biletat, do të bëhen të ditura të hënën , më 1 mars. Prej kohësh shqipëria nuk vizitohet nga grupe të një kalibri të tillë që kanë bërë historinë e muzikës rock që prej Def Leppard dhe Whitesnake në Tiranë në korrik të 2008-ës. Vokalisti Jon Bon Jovi , bateristi Tico Torres dhe David Brayan janë pjestarët e grupit legjendar. Bon jovi e ka vizituar edhe më parë Shqipërinë, si një prej shumë personaliteteve që kanë vizituar qytetin e Butrintit, për tu njohur me rrënojat e qytetit të lashtë. Megjithatë kjo është hera e parë që ai ngjitet në një skenë shqiptare.

Artikulli paraprakLEZHE – LAC, REGJISTROHET NJE AKSIDENT, NJE I VDEKUR
Artikulli tjetërNDESHJET E EUROPA LEAGUE