Pavarësisht se kjo e hënë shënoi fillimin e vitit të ri shkollor, qindra nxënës të shkollës së mesme “Jordan Misja” në qytetin e Shkodrës janë të detyruar të zhvillojnë mësimin në kushte aspak normale. Amortizimi I godinës është ndër problemet prezent prej më shumë se 15 vitesh.
Drejtorja e kësaj shkolle Ardiana Ndreu tregon se edhe pse në muajin shkurt të këtij viti ishte parashikuar rikonstruksioni I plotë I shkollës, akoma nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Gjithashtu, drejtorja Ndreu tregoi disa nga problematikat me të cilat do të përballen edhe këtë vit nxënësit.
Godinën e shkollës “Jordan Misja” institucionet përgjegjëse e kanë vlerësuar në kushtet e rikonstruksionit të menjëhershëm bën të ditur drejtorja Ardiana Ndreu, por ka 15 vite që janë bërë vetëm ndërhyrje të pjesshme të cilat nuk kanë ndikuar sa duhet në përmirësimin e kushteve të godinës.