Këtë të dielë në Shkodër do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës së 21-të kampionatit Shqiptar, jo vetëm se përballen vendi i parë me të dytin, por edhe për atë se është një klasike e futbollit shqiptar Vllaznia- Tirana. Një përballje e tillë sa herë që është zhvilluar historikisht ka dhuruar spektakël.

Në prag të sfidës trajneri i Vllaznisë Mirel Josa shprehet se duhet ta shohim këtë ndeshje si përparësi për të siguruar një vend në Europë.

Nga ana tjetër mesfushori i kuqebluve Fjoart Jonuzi thekson se skuadra do të hyjë në fushë vetëm për tre pikët.

Ndeshja Vllaznia – Tirana do të luhet ditën e dielë më 12 shkurt në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakNDRECA DEPOZITON KËRKESËN: BESËLIDHJA E LEZHËS, FESTË ZYRTARE
Artikulli tjetërMBYLLET PROTESTA, BERISHA DHE META LARGOHEN NGA BULEVARDI