ISH KRYETARJA E KUVENDIT TAKOHET ME KANDIDATEN, JEP MBËSHTETJEN E PLOTË. Nuk duhet te ngjarje sin je lajm, sepse jane pjese e te njejtit subject politike, por nje foto e shperndare ne rrjetet sociale, ka ngjallur interesin e te gjitheve. Pikerisht mbeshtetja qe ish kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka per kandidaten e Partise Demokratike ne Shkoder, zonjen Voltana Ademi. Ajo shkruan shprehimisht ne rrjetin e saj facebook, Bashke me Voltanen per fitore!Sepse ne e duam Shkodren.
Sepse Shkodra meriton me te miren! Kjo foto tashme hedh poshte edhe zerat qe numri 1 ne listen e deputeteve te Shkodres ka pasur kundershtime per kandidaturen e zonjes Ademi ne Shkoder, dhe aq me teper burime prane Partise Demokratike, bejne me dije se zonja Topalli do te jete ne Shkoder, per te qene aktive ne fushaten per Bashkine e Shkodres. Duket se tashme, akulli eshte thyer, dhe ne keto zgjedhje, zemerimet jane lene pas, per te fituar betejen e radhes qe shfaqet per Partine Demokratike, zgjedhjet e 21 Qershorit