Ditën e sotme, universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nderoi ish-kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli me çmimin e karrierës ALUMNI 2019. Ishte zëvëndësrektori Gëzim Dibra ai që I akordoi këtë çmim Jozefina Topallit.

Ish-kryetarja Jozefina Topalli tregon se ky kthim pas 40 vitesh në universitetin e Shkodrës me këtë vlerësim është një nder për të.

Rrugëtimi I saj akademik është lidhur vetëm me matematikën. Topalli tregon se nuk kishte ëndërruar ndonjëherë të bëhej kryetare e parlamentit.

Karriera e znj. Topalli lulëzoi me angazhimin e saj në politikë.
Edhe pse ka 3 vite e shkëputur nga politika, Jozefina Topalli tregon se është pranë popullit në jetën e saj të përditshme dhe I di shumë mirë hallet e tyre.

Jozefina Topalli si një nga figurat politike më me ndikim në vend ka folur edhe për situatën politike në Shqipëri.

Artikulli paraprakURA E SHTRENJTË-PREKAL, VIJON RRËSHQITJA E GURËVE
Artikulli tjetër“ZJARRET NË SHKODËR TË QËLLIMSHME”