Ish-deputetja demokrate Jozefina Topalli në zonën e Shkodrës, një ndër figurat më kryesore të PD-së në kohën kur drejtohej nga Sali Berisha thotë se djegia shkollës nuk është historia e Shkodrës.

Ajo thotë se një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla, nuk hedh molotov dhe nuk ka as frikë nga zgjedhjet. Ajo bën një paralelizëm me qëndrimin e demokratëve në ’97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Topalli thotë se Partia Demokratike ka lindur si një ëndërr e lirisë dhe e të drejtës për të votuar.

“Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.
E kunderta eshte historia e ketij qyteti.
Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.

Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje democrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e democracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.
Shqiptaret duan paqe.

3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 veteve”, shkruan Topalli.

Artikulli paraprakNEGOCIATAT,BASHA: RAMA PËRGJEGJËS KRYESOR, POR DO IA VËRË FAJIN OPOZITËS
Artikulli tjetërVRITET NJË PERSON MË ARMË ZJARRI NË LEZHË