Pasditen e djeshme, policia italiane arrestoi një shtetas shqiptar, pasi i gjetën më shumë se 3 kg kokainë në banesën e tij në Massa Lombarda.

Në të njëjtin operacion, dy shtetas të tjerë shqiptarë u hetuan në gjendje lirie, ndaj njërit prej të cilëve u sekuestruan 172,000 euro cash.

Oficerët e Seksionit të Antidrogës së Ekipit Ravenna Mobile dhe të Komisariatit të Lugo, identifikuan një automjet tip “Benz” të drejtuar nga një shqiptar, 30-vjeçar e banues në Massa Lombarda, i cili kalonte nëpër një zonë tregtare të Bashkisë Ravenna.

Ai u ndal pranë një dyqani makinash në pronësi të një shqiptari tjetër, 49 vjeç.

Gjatë takimit, efektivët vunë re shkëmbimin e disa çantave, duke i nxitur policët të kryejnë një kontroll.

Brenda një ndarje në kroskotin në anën e shoferit, agjentët gjetën rreth 172,000 euro cash.

Hetimet çuan fillimisht në shtëpinë e 30-vjeçarit dhe më pas në atë të kushëririt të tij, ku gjetën mbi tre kilogramë kokainë, si dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe të prerjes së substancave.

Për këto arsye, kushëriri 29 vjeç u arrestua dhe u dërgua në burg në Ravenna.

Artikulli paraprakU KONFIRMUA NGA SHKALLA E PARË E VETTINGUT, KOMISIONERI PUBLIK ANKIMON VENDIMIN PËR KANDIDATIN PËR SPAK, ANTON MARTININ
Artikulli tjetërRAPORTI I DASH: KOMUNITETET FETARE NË SHQIPËRI, TË NJËJTËN MBËSHTETJE FINANCIARE NGA QEVERIA QË PREJ VITIT 2015