Me qëllim mbrojtjen e fshatrave Juban, Vukatanë dhe Kuç bashkia Shkodër ka nisur punën për ndërtimin e argjinaturës në fshatin Juban, të njësisë administrative Gur I Zi. Ky investim mbron tokat edhe nga erozioni I lumit Drin në këtë zonë. Administratori Ismet Haxhija tregon se vlera e këtij investimi është rreth 96 milionë lek.
Rreth 40% e punimeve janë kryer deri tani, ndërkohë që I gjithë projekti pritet të përfundojë brenda afatit 6 mujor tregon administratori Haxhija.
Vitet e kaluara, banorët në këtë zonë janë përballur me probleme të shumta si shkak I erozionit dhe prurjeve të shumta të lumit Drin gjatë stinës së reshjeve. Me ndërtimin e kësaj argjinature pritet të marrë zgjidhje edhe një nga problemet kryesore të kësaj zone gjatë dimrit.