JEPTEN TITUJ MIRËNJOHJE PËR GAZETARËT DHE MEDIAT E SHKODRËS.Ekipi i parë i futbollit të femrave në Shqipëri, “Juban-Danja” ka organizuar një aktivitet në lidhje me rastin e festive të fundvitit. Në këtë organizimin, për pjestarëve të ekipit e futbollisteve, nuk kanë munguar dhe prania e gazetarëve sportivë.
Këtë vit, presidenti i ekipit Ferdinand Jaku, ka bërë një ceremony krejt ndryshe duke vlerësuar me titullin mirënjohje për kontributin në pasqyrimin e aktiviteteve të këtij ekipi, fillimisht mediat lokale të qytetit të Shkodrës si dhe gazetarët sportivë. Një gjest i veçantë dhe që vlen të përgëzohet është dhe mirënjohja e dorëzuar pas vdekjes për gazetarin sportiv të ndarë nga jeta, Mejdan Zhivani, mirënjohje e tërhequr nga nipi i tij, Klodian Zhivani. Ndërsa pas këtyre momenteve ka qenë radha e festimit. Juban-Danja, mbetet një ndër ekipet ndonse e para në Shqipëri, por që I jep tonalitetin kampionatit kombëtarë të futbollit të femrave në Shqipëri.