Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka ka inaguruar tapetin e ri të shtruar në fushën sportive të ekipit të futbollit të femrave Juban Danja.
Kreu i FSHF u prit nga presidenti i Juban Danja Ferdinand Jaku dhe personalitete të tjera të futbollit. Jaku falenderoi FSHF-në për këtë investim të rëndësishëm për ekipin e tij Juban Danja. Në fund pati dy dhurata respektive teksa kreu i Jubanit Ferdinand Jaku i dhuroi presidentit Duka fanelën e ekipit të tij ndërsa ky i fundit i dhuroi bluzën e kombëtares shqiptare të futbollit.