Vërshimi i Drinit gjatë viteve të fundit ka krijuar probleme të mëdha, sidomos tek banorët e zonës së Jubanit, duke i gërryer pothuajse mbi 5 hektar tokë. Duke u ndodhur përballë këtij fenomeni ateherë banorët janë detyruar që ti lënë tokat djerr, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar në lumin Drin.

Sipas burimeve nga drejtues të njësisë administrative Gur i Zi mësohet se gjatë këtyre viteve janë kryer verifikime nga instutucionet përgjegjëse për dëmet e shkaktuara, megjithatë ende janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e tyre.Banoret e fshatit Juban kanë kërkuar nje zgjidhje definitive pasi vit pas viti toka po gërryhet dhe me keto ritme mund te rrezikoje dhe banesat.

Situata vështirësohet gjatë periudhës së dimrit atëherë kur lumi Drin fryhet si shkak i prurjeve nga përrenjtë malore dhe shirat . Ndonëse një situatë e tillë, shteti nuk po merr asnjë masë pavarësisht kërkesave dhe ankesave që ka bërë njësia administrative Gur i Zi me Bashkinë e Shkodrës. Në këtë zonë kërkohen një investim afatgjatë, i mirëstudiuar dhe me standarte, ku vetëm shteti i ka kapcitetet ta bëjë

Artikulli paraprakSHKODËR, ZJARRFIKËSIT SHPËTOJNË BANESËN DY KATËSHE
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYLLET NATA FINALE E FESTIVALIT “LULEBORË”