Juban Danja ka një shans të artë.

Ky klub ka marrë një ftesë direkte nga ekipi anglez i Manchester City për të dërguar disa futbolliste të moshës 9-19 vjecc në një provë disa ditore dhe ndonjë prej tyre mund të përzgjidhet. Këtë e bën të ditur presidenti i Juban Danja Ferdinand Jaku. Jaku thotë se vajzat e reja të Juban Danja kanë një shans real për t’u përzgjedhur nga Manchester City. Presidenti Jaku bën të ditur edhe një zhvillim tjetër të rëndësishëm teksa tek ky klub do të vijnë dy trajnere dhe dy lojtare të kombëtares amerikane për t’i stërvitur për disa kohë. Grumbullimi i vajzave të moshës 9-19 vjeç të Juban Danja me Manchester City dhe ardhja e trajnereve të kombëtares amerikane bëjnë që të gjithë të kenë një vëmendje më të madhe për këtë ekip dhe futbollin e femrave në përgjithësi.

Artikulli paraprakHASHIM THAÇI, JETËSHKRIMI I NJË LIDERI NË POLITIKËN KOSOVARE
Artikulli tjetërLIVING – 27.02.2016