Ndeshja Korabi-Vllaznia e fituar nga shkodranët me rezultatin 2-0 ka hapur shumë diskutime.

Pas pezullimit të tre lojtarëve të Korabit, portierit Vujadinoviç, dhe mbrojtësve Sheta e Çela vjen një tjetër skenar duke përfshirë në këtë mes edhe Skenderbeun, ekipin me të cilin Vllaznia do të përballet në ndeshjen e radhës. Është anëtari i këshillit bashkiak të Shkodrës Sokol Jubica ai i cili akuzon dhe hedh dyshime se Skenderbeu është ekipi që ka financuar që Vllaznia të arrijë fitoren ndaj Korabit. Sipas tij plotësimi me tre kartonë të verdhë të lojtarëve kyç Krymi, Vrapi dhe Gocaj të cilët do mungojnë në përballjen ndaj Skenderbeut është i qëllimshëm në mënyrë që korçarët ta kenë sa më të lehtë fitoren. “Turpi i radhës Vllaznia-Skenderbeu. Një ndeshje që është luajtur një javë përpara në Durrës tek Korabi-Vllaznia, e financuar nga Korça. Duke marrë si shkak edhe kartonët e verdhë dhe që nuk do jenë pjesë e lojës me Korçën Krymi, Vrapi dhe Gocaj nuk do jenë pjesë e ekipit, bashkë edhe me drejtuesit e saj. Urime Skenderbeut për fitoren në Shkodër”-shkruan anëtari i këshillit bashkiak Sokol Jubica. Këshilltari uron Skenderbeun për fitoren ndaj Vllaznisë në një kohë që ndeshja nuk është luajtur ende sepse do jetë në fundjavë. Kjo akuzë e rëdë dhe këto dyshime mbeten për t’u parë se sa të vërteta do të jenë dhe se sa qëndrojnë. Nga ana tjetër ekipi i Korabit përjashtoi tre lojtarë të formacionit Vujadinoviç, Sheta dhe Çela duke i akuzuar këta të fundit për tolerim në fitoren që Vllaznia mori ndaj Korabit.

Artikulli paraprak“TË JESH AKTIV PA BARRIERA” MBËRRIN NË BASHKINË VAU-DEJËS
Artikulli tjetërPRANGA PRIFTIT QË ABUZOI ME REFUGJATËT E MITUR