Julian Morina eshte nje kandidature serioze per te marre presidencen e ekipit te Vllaznise. Ai është i gatshëm të nise bisedimet me kryebashkiaken Ademi, per te marre ne zoterim aksionet e skuadrës shkodrane.Ish-donatori i bardhebluve e ka të gatshme platformën e tij të investimeve financiare që kërkon të bëjë në klubin e Vllaznise dhe pritet që ne orët ne vazhdim t’ia dorëzojë kryebashkiakes Ademi, për të arritur sa më shpejt marrëveshjen me Bashkinë e Shkodrës, I kontaktuar nga Star Plus, Morina e pranon se ka interes nga ana e tij per te marre drejtimin e Vllaznise.

Sipas Morines, Vllaznia nuk e meriton situaten qe po kalon dhe nese aksionet e ketij klubi do te kalonin ne duart e tij, atehere ky klub do te ngjitej ne nivelet qe I takojne.Biznesmeni Morina njihet si nje person me bindje dhe afersi me te djaththen dhe zyrtarizimi i tij ne krye te presidences se Vllaznise nuk do te ishte ndonje cudi e madhe. Morina ka qene nje nga donatoret e ekipit te Tiranes qe nga viti 2013, por mosmarreveshjet mes tij dhe presidentit Halili e detyruan ate te largohej nga ekipi bardheblu.Tani, ai po kerkon per te marre drejtimin e nje skuadre tjeter dhe jo si nje donator, por si president, ku te kete te drejten e plote per te vendosur. Keshtu, pas kerkese se Gjicit dhe ish-futbollistit Vata me biznesmenin koreano-jugor, nje tjeter oferte pritet mberrije ne zyrat e Bashkise Shkoder. Oferta e Gjicit eshte refuzuar, ndersa tani jane ne gare biznesmeni I huaj dhe ai I Tiranes. Gjithsesi, duhet theksuar se kalimi I Vllaznise ne duart e njerit prej ktyre biznesmeneve eshte teper I veshtire ne kete periudhe. Ndoshta, muaji Janar do te sjelle ndryshime ne kampion shkodran dhe deri atehere duhet te presim.

Artikulli paraprakKUPA E SHQIPËRISË, HIDHET SHORTI VLLAZNIA PËRBLLË PROGRADECIT
Artikulli tjetër60 FAMILJE TË HARRUARA NGA PUSHTETI LOKAL DHE QËNDROR