Mund të duket e çuditshme por jo të gjithë politikanët kanë raporte të mira me teknologjinë.

Një prej tyre është dhe Jean-Claude Juncker, kryetari i Komisionit Evropian, i cili deklaroi të premten se nuk ka smartphone. “Nuk duhet ta thoja, por unë do të tregoj që ende nuk kam një smartphone”, tha 62-vjeçari në një konferencë shtypi.

Rrëfimi erdhi në një konferencë për media në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Estonisë, Juri Ratas, vendi i të cilit nga 1 korriku merr presidencën e radhës së BE-së.

Juncker, duke bërë shaka, tha se Ratas i ka dërguar ftesë për të shkuar në Talin në formë të kartolinës, “sikurse në shekullin 19”. Sipas burimeve të BE, telefoni që përdor Juncker është një celular i vjetër Nokia.

Shefi i BE-së është ish-kryeministër i Luksemburgut, por tha se me tendenca të tilla teknikofobe, ai “nuk mund të bëhej Kryeministër i Estonisë, do të ishte krejtësisht e pamundur”. Estonia është një nga vendet më digjitale në botë dhe vendi i parë që ka prezantuar votimin në internet.

Ajo shpreson të shtyjë përpara çështjet dixhitale gjatë presidencës 6 mujore të BE-së, drejtimin e së cilës e merr nga sot, 1 korrik 2017. Megjithatë, Juncker nuk është zyrtari i parë i lartë që i reziston teknologjisë së avancuar. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila është në pushtet që nga viti 2005, nuk ka ende llogari në Twitter.

Artikulli paraprakRASTI “MONSTRA” FAMILJARËT TË ZHGËNJYER NGA PROKURORIA SPECIALE
Artikulli tjetër“THAHET” TOSKANA, PRESIDENTI ROSSI NËNSHKRUAN EMERGJENCËN PËR RAJONIN