Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka uruar kryeministrin Edi Rama për zgjedhjet e 25 qershorit.
Nëpërmjet një mesazhi Jucker e uron për rezultatin e arritur nga Partia Socialiste në zgjedhje, e cila mori 74 mandate. Ai gjithashtu bëri thirrje për të tejkaluar kontrastet me opozitën si dhe të vazhdohen reformat që janë nisur.
“Ju keni një mandat të qartë për të ndjekur reformat që tashmë kanë filluar. Ju përgëzoj për rezultatin e arritur në zgjedhje. Rezultati tregoi për një mandat të qartë. Rruga e Shqipërisë në BE kërkon një debat konstruktiv .
Me opozitën të bisedoni e të tejkaloni kontrastet. Shqipëria një partner i rëndësishëm për BE. Keni të gjithë mbështetjen e Komisionit Europian,” ishte mesazhi i Juncker.