Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se zgjedhjet në Shqipëri duhet të mbahen, sepse në të kundër mund të ndikojnë në perspektivën evropiane të Shqipërisë.
Jean-Claude Juncker: Unë nuk dua të ndërhyj në këtë proces zgjedhor. Unë kam ndarë pikëpamjet e mia. Zgjedhjet duhet të ndodhin.
Qytetarët duhet të shprehen me votë, por ne nuk do të interferojmë në këtë proces.
Zgjedhjet duhet të mbahen dhe nëse nuk mbahen mund të ndikojnë në perspektiven evropiane të Shqipërisë.