Protagonistët e “Ahengut Shkodran”, këngëtarët profesionist që ishin pjesë e jurisë për të dhënë çmimet e para, mjeshtri i madh Bujar Qamili dhe këngëtarja Violeta Zefi vlerësojnë talented e reja të Shkodrës që tashmë po përqafojnë këngën qytetare shkodrane.
Dy këngëtarët e mirënjohur nuk e njohin xhelozinë.
DY FITUESIT: DO I KUSHTOHEMI KËNGËS QYTETARE
Dy fituesit e dy çmimeve të para Jozefina Simoni dhe Ilsi Ademi shprehin emocionet e tyre për këtë vlerësim. Këngëtarët e rinj përveç muzikës moderne apo rryma të tjera ky çmim i jep përgjegjësi morale edhe për këngën popullore shkodrane.
“Ahengu Shkodran” është një aktivitet kulturor që tashmë do të organizohet çdo vit nga ku synohet ruajtja e vlerave dhe përcjellja tek brezat e rinj e këngës popullore shkodrane.