Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Anila Leka, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.
Komisioni e Pavarur i Kualifikimit konkludoi se prokurorja justifikon pasurinë dhe është e aftë profesionalisht. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe vetë Komisioni i Vettingut arritën në konkluzionin pas hetimit të thelluar, se Leka ka burime të ligjshme pasurie dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.
“ILDKPKI ka sjellë raport për Anila Lekën për deklarim të saktë, pasuri të justifikuar, nuk ka deklarim të rremë. Pas kësaj bëmë hetim të thelluar.
Leka ka apartament në Tiranë me sipërfaqe 91 m2, apartament në Golem 74 m2 me vlerë 3 milionë lekë, llogari bankare, bono thesari, gjendje cash 11 mijë e 500 dollarë.
I ati i prokurores ka 7500 dollarë, ndërsa e ëma 9000 dollarë gjendje cash, nga dëmshpërblimi si ish të dënuar politikë.”
Anila Leka është kandidate nga radhët e prokurorëve për anëtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.