REALI KALON LEHTËSISHT LIVERPULIN.Italia nuk bind në Europë, pas disfatës së Romës mbrëmë, sonte ka qenë radha e Juventusit për t’u mposhtur nga grekët e Olimpiakosit me rezultatin minimal 1-0. Për ironi të fatit heroi i takimit ishte lojtari me origjinë shqiptare Pajtim Kasami. 

Me këtë humbje Juve ndërlikon pozitat në grup edhe pse duhet edhe tre ndeshje për të përcaktuar dy ekipet e para që do të kalojnë më tej. Ndërsa Atletico Madrid fitoi 5-0 me Malmo. Me këtë rezultat Juve zbret në vendin e tretëme 3 pikë, ndërsa Atletico dhe Olimpiakos kryesojnë me nga 6 pikë.Reali i Madridit shkatërron Liverpulin 0-3 në 41’ me golat e Ronaldos dhe dy të Benzemasë. Leverkusen fitoi me Zenitin 2-0,  ndërsa Monaco dhe Benfica ndahen në barazim pa gola. Anderlehti i Hasit nuk arriti të ruante avantazhin ndaj Arsenalit duke humbur 1-2, ndërsa Dortmundi siguroi një fitore të çmuar me Gallatasarain 0-4. 

 

Artikulli paraprakDËBORA, ZBARDH KOSOVËN
Artikulli tjetër“LIGJI PËR ISH-TË PËRNDJEKURIT JO I DUHURI”