Juventus është futur seriozisht në garë për të firmosur me talentin e Shalke 04, Leon Goretska. Kampionët në fuqi të Italisë po tentojnë që të arrijnë marrëveshje me 22 vjeçarin që në merkaton e janarit, ndërsa si pjesë e marrëveshjes pritet të ofrohet dhe sulmuesi kroat i “Zonjës së Vjetër” Marko Pjaca.
Deri në këtë pikë të sezonit Goretska ka shënuar 4 gola me Shalke 04 dhe ka dhuruar një asis ndërsa 22-vjeçari Pjaca nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë edicion me Juventusin dhe po kërkon largimin nga Torino, me ekipin nga Gelsenkirchen që do i ofrojë hapësira sulmuesit të ri kroat.
Për të siguruar shërbimet e Goretska, Juventus duhet të mposhtë konkurencën e skuadrave si Arsenal, Liverpool, Chelsea, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid.