Juventusi, nën kampion i Europës dhe kampion në fuqi i Serisë A, ka humbur gurë të çmuar si Tevez, Pirlo apo Vidal, por gjithsesi afrimi i Mario Mandzukic mund të cilësohet si një lëvizje e zgjuar e drejtuesve bardhezi. Vlerat e sulmuesit janë të pamohueshme, dhe tek klubi torinez shpresojnë që 20 milion eurot e shpenzuara për ta sjellë 29 vjeçarin nga klubi i Atleticos së Madridit, të shpërblehen me gola të shumtë nga futbollisti i përfaqësueses kroate. Mario Mandzukic

CARLOS BACCA, NJË SULMUES TIPIK PËR MILANIN NË SERINË A Carlos Bacca ishte absolutisht lojtari më i mirë i finales më të fundit në Ligën e Europës, ku realizoi 2 gola në fitoren 3-2 të Sevillës përballë Dnipros, dhe pa diskutim që u shndërrua menjëherë në një nga objektivat e shumë klubeve në merkato, por betejën në fund e fitoi Milani duke regjistruar një nga përforcimet më kryesore gjatë këtij sesioni deri më tani. Milanezët i paguajtën andaluzianëve klauzolën e largimit prej 30 milion eurosh duke treguar të gjithë përkushtimin e klubit Italian për ta veshur me ngjyrat kuqezi sulmuesin kolumbian. Carlos Bacca

Artikulli paraprakVIDAL, LËVIZJA BIG NË GJERMANI TEK BAJERN MYNIH
Artikulli tjetërDAÇIÇ LETËR OKB-së, KOSOVA JO NË UNESCO