Alvin Berisha është kthyer në shtëpi dhe familja e tij dha intervistë në “Open”, në Top Channel.
Afrim Berisha, i ati i Alvin, foli për takimin e parë me Alvinin në Siri. “Ishte një emocion i fortë. Me tha më merr me vete.
Kur u desh të largohesha e ta lija aty, Alvin mendoi se do ta lija aty dhe s’do të kthehesha më. Ambasadori më tha që djali do të dalë. Aty sikur më pre shpresa. Nuk isha i bindur që po dola aty pa Alvin nuk do të mund të hyja prap”, tha Afrim Berisha.
Afrimi tregoi se Alvin ka marrë edhe plagë të tjera të tmerrshme gjatë luftës në Siri. Përveç thembrës është i plagosur edhe tek kofshët. Do bëj analiza për të parë nëse shëndeti i tij është në rregull. Kur Alvin e pa që ia shikova plagët u vu në siklet”, tha Afrim Berisha.