Komsioni i Posaçëm i Apelimit ka marrë sot vendimin për shkarkimin e Prokurores së Tiranës, Anoneta Sevdari, njëkohësisht dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Vendimi erdhi për shkak se Sevdari kishte probleme me pasurine e bashkëshortit.

Në senacën e datës 25 shkurt ndaj Sevdarit u paraqit një ankesë e re nga Komisioni Publik i cili ankimonte pasurinë e bashkëshortit, të cilën ajo e justifikoi me punën e tij jashtë vendit.

Sa i përket pasurisë të krijuar nga bashkëshorti në Arabinë Saudite, Sevdari u shpreh se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë.

Sevdari deklaroi se nuk e vërteton dot sa janë tatimet dhe nuk janë siguruar dokumentet për shkak se Arabia Saudite nuk është përgjigjur në shkresën e dërguar ndërkohë që punëdhënësi i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë.
Pas shkarkimit të Sevdarit, KLP do të mbetet me dhjetë anëtarë.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA NDRYSHON FYTYRË, FSHB PREZANTON TRAJNERËT E RINJ
Artikulli tjetërRRËMBYEN DHE PËRDHUNUAN KATËR VAJZA MINORENE, ARRESTOHEN TRE SHQIPTARË DHE DY MAROKENË